
SPAK ka nisur hetimin për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, raporton BallkanWeb. Prokuroria po heton për shkelje të barazisë në tendera. Sipas Balkanëeb, në shtator prokuroria do ët marrë në pyetje personat e përfshirë në tendera.
Nisma “Thurrje” kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme konçesionin e inceneratorit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, Pano Soko i bëri thirrje SPAK të nisë hetimin për këtë çështje si dhe akuzoi qeverinë si të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.
Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Mërtiri, i njohur gjithashtu edhe si Mirel Mërtiri u shpall në kërkim në Zimbabve për korrupsion me një tender të mjeteve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë euro. Për këtë skandal u arrestua më 19 qershor Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.
Mërtiri i paraqitur në Zimbabve me emrin fallso Ilir Dedja, përmes një kompanie Drax International, të regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe me përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguëaya, i ka shitur qeverisë mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.