SPAK kërkon 11 vite burg për vëllezërit Avdylaj

Nga Exit News
SPAK kërkon 11 vite burg për vëllezërit Avdylaj

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg për të 11 vite burg për vëllezërit Avdulaj, të akuzuar për dosjen 399.

Sipas Balkan Web, SPAK ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit e dosjes 399:

  1. Gjevi Ndokën 8 vite burg,
  2. Altin Avdylaj 6.8 vite burg ,
  3. Esat Mehmeti 10 vite burg,
  4. Petrit Suljemani 8 vite burg,
  5. Sajmir Sulejmani 8 vite burg,
  6. Hajri Seferi 10 vite burg,
  7. Orges Jahoelezi 6.8 vite burg ,
  8. Shkëlqim Avdylaj 4 vite burg,
  9. Mario Zeqiri 4.8 vite burg,
  10. Elton Shehaj 4.8 vite burg,
  11. Ardit Gjyriqi 4 vite burg,
  12. Admir Hoxha 12 vite burg;
  13. Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite burg,
  14. Vehbi Berushi 8 vite burg,
  15. Anila Shuti 8 vite burg,
  16. Xhavit Shuti dhe Famur Cela nga 12 vite burg

Në janar të këtij viti, SPAK mbylli hetimet hetimet për këtë rast dhe dërgoi në gjykatë procedimin për 19 të akuzuar.

Mes të arrestuarve janë dhe 13 anëtarë të bandës së vëllezërve Avdyli nga Shijaku, të cilët u kapën në audio-përgjime teksa flisnin me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për mbledhjen e votave për PS-në në zgjedhjet e vitit 2017.

Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Hetimet për këtë rast u ndoqën nga dy ish-prokurorë të Krimeve të Rënda, që tashmë janë komanduar si pjesë e Prokurorisë së Posaçmë Antikorrupsion, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Laboratori i përpunimit të heroinës  në Has u zbulua më 19 tetor 2018. Policia sekuestroi 150 kilogramë heroine të përpunuar, të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.

Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stalla për bagëtitë. Ka dyshime se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>