Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e 3.5 milionë eurove të sekuestruara në operacionin “Toyota Yaris” në Durrës.
SPAK kërkoi edhe konfiskimin e pronave të vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladi në Gjirin e Lalzit.
Kërkesa për konfiskim përfshin 3.432.130 euro dhe 80.000 franga zvicerian, një godinë banimi dykatësh me sipërfaqe rreth 300 m2, truall me sipërfaqe 404 m2, tokë ranishte 140 m2 në Gjirin e Lalzit, tokë arë 873 m2 po aty.
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.
Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit, Edi Lika, djalin e tij, Klevis Lika, dhe shoferin e kamionit Agim Çeka.
Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që kishte porositur makinat nga Belgjika.
Nga vllezërit Vladi, vetëm Ervis Vlasi është në gjkykim për “mosdeklarim në kufi”. Ndërkohë edhe Agim Çeka ndodhet në gjykim për “armëmbajtje pa leje”.
Për të dyshuarit, Alfred Vladi, Edi Lika, Klevis Cani dhe Alban Mollaymeri është ndaluar çështja.