SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Miri, dënuar për korrupsion

Nga Exit News
SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Miri, dënuar për korrupsion

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranë Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion me 2 vite e 6 muaj burg.

SPAK ka kërkuar konfiskimin e 144 mijë e 810 eurove, 1 mijë dollarëve dhe 9.3 milion lekëve cash të Mirit.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 34 milionë lekë të reja, të përfituara përmes korrupsionit. Miri përfitoi miliona lekë për të lënë në fuqi vendimin për lirimin nga burgu të një të dënuari.

Menjëherë pas arrestimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi atë nga detyra.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e vetëm një pjese të 34 milionë lekëve, pasi një pjesë tjetër të tyre, Miri tha se i kishte mbledhur nga të afërmit për tu kuruar nga një sëmundje e rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>