Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimin kundër ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri dhe 5 punonjësve të Bashkisë.
Ata akuzohen për abuzim në tenderin e furnizimit me dru, me vlerë 70 mijë euro dhe për pengim të procesit zgjedhor në zgjedhjet vendore 2019.
Eduart Kapri, Avdulla Cano, Nexhmi Torra, dhe Enkeleida Kllomollari akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Ndërsa, Gurali Blaceri, dhe Safet Blaceri, akuzohen se më 28 qershor 2019 kanë mbyllur kopshte dhe çerdhe të caktuara si qendra votimi për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.