![rama SPAK merr në pyetje Floreta Rashën, të shpëtuarën nga kampi Al-Hol](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/rama-4.jpg)
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do të marrë në pyetje Floreta Rrashën, gruan e kthyer nga Kampi Al-hol, më 27 tetor.
SPAK do të hetojë nëse ajo ka marrë pjesë në ndonjë sulm terrorist gjatë 7 viteve të qendrimit në Siri.
Floreta Rasha u kthye, dje, nga kampi Al-Hol sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur.
Bashkëshorti i saj, Diamant Rasha u vra gjatë luftimeve në Siri.
Femijët e mitur që kthehen nga Siria nuk kanë asnjë përgjegjësi penale.