Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn për atentatin ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.
SPAK njoftoi të enjten se ka dërguar për gjykim Rrajën dhe Halilajn ndërkohë që hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë “me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë”.
Prokuroria e Posaçme akuzon Rrajën dhe Halilajn për 7 vepra penale, mes të cilave vrasja e mbetur në tentativë për Ndojan dhe Lahon.
Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja u plagos më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, teksa po lëvizte me makinë.
Me të udhëtonin edhe Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku shoferi i cili humbi jetën.