SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Nga Exit News
SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, për veprën penale ‘Mbajtje substancash narkotike’.

Ora News raporton se Prokuroria do të sekuestrojë videon e publikuar dhe më pas do të marrë në pyetje kryebashkiakun Alla.

Dje, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto dhe më pas konfirmoi për Abc News se kryebashkiaku i akuzuar se merr drogë është Lefter Alla, i Bulqizës.

Partia Demokratike reagoi pas publikimit të videos duke thënë se “ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”.

Kryebashkiaku Alla komentoi në Facebook se videoja ishte montazh. Ai mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>