Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimin për përdorimin e të dhënave përsonale gjatë fushatës përmes portalit E-Albania.
Në një deklaratë për BalkanWeb, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja theksoi se po bëhen verifikime.
“Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”
NJë ditë më parë, PD akuzoi AKSH-in për përpunim dhe përdorim të të dhënave personale të qytetarëve për arsye elektorale.
Ndërkohë ky i fundit, ka mohuar nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve.