Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur verifikimin e deklaratave publike të deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi.
Koçi deklaroi të premten më 16 korrik se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”.
Lajmin se SPAK ka nisur verfikimin e këtij denoncimi e ka konfirmuar për median drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.
Koçi i bëri akuzat në fillim në Facebook e më pas i përsëriti ato në Euroneës dhe Neës 24.
Sipas tij tenderët publikë në Fier po fitohen nga organizatat kriminale në këtë zonë.
Deputeti i zgjedhur dhe ish-zv.ministri Koçi shkruan se trafikantë droge që kanë vite që ushtrojnë aktivitetet kriminale kanë pastruar fitimet e tyre të jashtligjshme përmes kompanive të ndërtimit të cilat fitojnë tendera publikë.
“Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shton Koçi.
Megjithatë për denoncimet e tij, Koçi nuk ka përmendur emra konkretë. Por në një analizë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Fier, ai vë në dukje se imazhi i administratës, “në disa sektorë si kadastra apo arsimi kishin vleresim negativ, duke u kthyer në kosto politike për PS.”.
Kjo akuzë mori kundërpërgjigje nga ish-kreu i Hipotekës së Fierit, Ervin Bushi, i cili hedh poshtë pretendimet e Koçit dhe e akuzon atë se kërkon të përçajë socialistët në Fier dhe se ka dështuar me rezultatin e tij në zgjedhje si kryetar i PS në Fier.