SPAK nis verifikimin për politikanin shqiptar pjesë e Pandora Papers

Nga Exit News
SPAK nis verifikimin për politikanin shqiptar pjesë e Pandora Papers

SPAK ka nisur verifikimin e informacioneve të ‘Pandora Papers’ lidhur me llogaritë offshore të 330 zyrtarëve publikë nga e gjithë bota, ku rezulton edhe një politikan shqiptar.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK do vendosë nëse do të ketë një hetim lidhur me këtë çështje vetëm pasi të ketë vlerësuar dhe verifikuar të dhënat sekrete.

BIRN zbuloi se kompania boshnjake e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë i ka paguar 3,2 milionë euro një kompanie shqiptare konsulence me qendër në Emiratet e Bashkuara.

Rrjedhja e dokumenteve sekrete që zbuloi pasuritë e fshehura të zyrtarëve nga e gjithë bota, ishte lajm në të gjitha mediat e botës nga mbrëmja e së dielës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>