SPAK ka vendosur të mos nisë procedim penal për Brunilda Bekteshin, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Bekteshi u padit në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësinë”, ku janë mbledhur një pjesë e mirë të magjistratëve të shkarkuar nga vetingu, drejtuar nga prokurori Gent Trenova.
Anëtarët e shoqatës mendojnë që vendimet për largimin e tyre nga sistemi janë të padrejta. Ata më 9 qershor i janë drejtuar Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin, që kanë dorëzuar komisionerët e të dy shkallëve të vetingut.
Sipas shoqatës, disa nga komisionerët e KPK dhe KPA nuk plotësojnë kriterin kryesor atë të përvojës se punës jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës.
Ppr sipas SPAK-ut, nuk ka prova të mjaftueshme për këto pretendime të magjistratëve.