
Aida Hajnaj është kandidatura e përzgjedhur nga SPAK për drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj do të votohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.
SPAK eleminoi nga gara tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.