Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) do të propozojë sot drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), emër të cili do ja dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për emërim.
Në garë për kreun e BKH-së janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
Sipas Shqiptarja.com, SPAK ka nisur mbledhjen për zgjedhjen e drejtuesit në orën 12:30.
Ligji përcakton se drejtuesi i BKH zgjidhet nga KLP me propozim të SPAK. Drejtuesi i BKH ka mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë.