Katër njerëz kanë vdekur në Spanjë pasi stuhia Filomena shkaktoi kaos në të gjithë vendin.
Madridi u mbulua nga në reshjet më të mëdha të dëborës prej dekadash, raporton Reuters, ndërsa autoritetet u mobilizuan për tu ardhur në ndihmë personave të bllokuar.
Rreth 1,500 njerëz të bllokuar në makina u shpëtuan, ndërsa banorët e Madridit nisën të bënin ski në rrugët e kryeqytetit.
Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska u bëri thirrje spanjollëve të shmangin të gjitha udhëtimet përveç atyre thelbësore. “Ne po përballemi me stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit,” tha ai.
Më shumë se 650 rrugë u bllokuan nga bora, tha Grande-Marlaska, duke lënë disa shoferë të bllokuar në makinat e tyre nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën.
Agjencia Shtetërore Meteorologjike tha se ishte stuhia më e madhe e dëborës në Madrid që nga viti 1971.