Spanja kap 860 kg kokainë të zezë dhe pa erë

Nga Exit News
Spanja kap 860 kg kokainë të zezë dhe pa erë

Policia spanjolle në bashkëpunim me atë portugeze kapi të mërkurën mbi 860 kg kokainë, duke zbuluar edhe mënyrën më të re se si droga kamuflohej për të lehtësuar trasportimin.

Droga ishte përpunuar kimikisht për t’u dukur si qymyr i zi dhe për t’i eleminuar erën karakteristike.

Droga u bë pothuajse e pazbulueshme sepse forma dhe ngjyra e saj ishin aq të ngjashme me atë të qymyrit. Për më tepër, aroma karakteristike e kokainës ishte eleminuar, që do të thotë se nuk mund të merrej qen specialistë të narkotikëve,” deklaroi policia spanjolle.

Kjo e fundit dyshoi se diçka nuk shkonte kur një kompani po kryente aktivitete të shpeshta importi për mallra të cilat nuk përputheshin me objektin e saj të punës.

Më pas, ata arritën ta gjurmonin pronësinë e kompanisë te një trafikant i njohur droge bask.

Përgjimi i drejtoi autoritetet në një port në Portugali, ku kontenierët e qymyrit u testuan dhe rezultuan të kishin drogë.

Më pas policia ndoqi udhëtimin e kontenierëve, të cilët udhëtuan për në Spanjë në qytetin Medina del Campo.

Aty policia e dy vendeve konfiskoi ngarkesën dhe zbuloi 30 thasë me “qymyr kokaine” të hedhur mes 1,364 thasëve me qymyr të vërtetë për të vështirësuar zbulimin.

Autoritetet deklaruan se operacioni ishte një gurë i ri themeli në luftën ndaj karteleve meksikane e kolumbiane, pasi një kamuflim i tillë i drogës nuk ishte konstatuar kurrë më parë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>