
Parlamenti spanjoll vendosi të enjten të lejojë vetëvrasjen e asistuar për pacientët me sëmundje kronike ose të pakurueshme.
Drafti që legalizon eutanazinë u mbështet nga 198 deputetë të koalicionit qeverisës të krahut të majtë. Kundër ligjit ishin partia popullore konservatore dhe ajo e ekstremit të djathtë.
Në shkurt Portugalia legalizoi gjithashtu eutanazinë. Vendet ku ajo është e ligjshme janë Kanadaja, Kolumbia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.