Spanja regjistron temperatura minus 25 gradë

Nga Exit News
Spanja regjistron temperatura minus 25 gradë

Në qendër të Spanjës të martën u regjistruan temperatura minus 25 gradë celsius.

Autoritetet spanjolle u kanë bërë thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

Si pasojë e motit të keq kanë humbur jetën shtatë persona.

Dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Bora e thellë e lënë nga stuhia Filomena është kthyer në akull duke penguar transportin.

Katër njerëz humbën jetën  në Spanjë pak ditë më parë, pasi stuhia Filomena shkaktoi kaos në të gjithë vendin.

Madridi u mbulua nga në reshjet më të mëdha të dëborës prej dekadash, raporton Reuters, ndërsa autoritetet u mobilizuan për tu ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Rreth 1,500 njerëz të bllokuar në makina u shpëtuan, ndërsa banorët e Madridit nisën të bënin ski në rrugët e kryeqytetit.

Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska u bëri thirrje spanjollëve të shmangin të gjitha udhëtimet përveç atyre thelbësore. “Ne po përballemi me stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit,” tha ai.

Më shumë se 650 rrugë u bllokuan nga bora, tha Grande-Marlaska, duke lënë disa shoferë të bllokuar në makinat e tyre nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën.

Agjencia Shtetërore Meteorologjike tha se ishte stuhia më e madhe e dëborës në Madrid që nga viti 1971.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>