Spanja po rihap kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke shpresuar të ringjallë sektorin e turizmit. Gjithashtu, Spanja do të lejojë edhe anijet e lundrimit në portet e saj.
Më parë Spanja lejonte vetëm vizitorët nga vendet e BE-së me një test negativ të Covid19, 72 orëve para hyrjes në vend. Ndërsa, tani turistët mund të hyjnë me një test serologjik.
Por tre vendet kryesore që vizitojnë Spanjë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania nuk e kanë hequr ende atë nga lista e vendeve në rrezik, që do të thotë që çdo pushues do të duhet të bëjë karantinë kur të kthehet.
Sipas AFP, aeroporti i Spanjës në Malaga pret rreth 20 fluturime vetëm të hënën në mëngjes, nga vendet përreth Evropës si Berlini, Lille, Frankfurti dhe Londra.