Spanja vendi i parë në botë që propozon 4 ditë punë në javë

Nga Exit News
Spanja vendi i parë në botë që propozon 4 ditë punë në javë

Spanja mund të bëhet vendi i parë në botë që do të miratojë vendimin për të punuar 4 ditë në javë.

Të hënën partia e majtë Mas Pais njoftoi se qeveria spanjolle kishte pranuar propozimin e bërë nga ajo.

Qeveria ka rënë dakord të nis një projekt me kompanitë që mund të jenë të interesuara.

Propozimi nuk përfshin ulje të rrogës, por reduktim të orëve të punës.

“Me javën e punës katër ditore (32 orë), ne po fillojmë debatin e vërtetë të kohërave tona”, tha Iñigo Errejón nga Más País në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që bëhet një propozim i tillë, pasi ai ka një mbështetje të gjerë por ende nuk është nisur ndonjë projekt korrekt si ai io Spanjës.

Zelanda e Re dhe Gjermania po ashtu e kanë diskutuar. Vendet skandinave kanë bërë po ashtu propozime për reduktim të orëve të punës.

Përkrahësit e kësaj ideje e kanë përshëndetur vendimin e qeverisë Spanjolle  duke thënë se kjo do të ndikojë në produktivitetin e punës si dhe do të përmirësojë shëndetin mendor të punëtorëve.

Detajet mbi projektin do të jepen nga qeveria në ditët në vijim. Projekti është 50 milionë euro.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>