![mjeku x Spitali Covid2: Nuk kishte shenja se 53-vjeçari vuante nga probleme mendore](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/mjeku-770x404-1.jpg)
Drejtori i spitalit Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi deklaroi, të dielën, se pacienti 53-vjeçar, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës, nuk paraqiste shenja psikologjike jonormale.
Në një deklaratë për shtyp, Kapisyzi i shprehu ngushëllimet familjet së Preng Gjonajt nga Tropoja për humbjen e të afërmit të tyre.
Kapisyzi tha se kjo ngjarje ka tronditur stafin e personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit.
53-vjeçari ishte shtruar në spital që prej 25 tetorit dhe ishte në gjendje të rënduar.
Mesnatën e së hënës, ai u hodh nga dritarja dhe humbi jetën.