
Spitali Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka përgënjeshtëruar denoncimet e Partisë Demokratike për mungesë medikamentesh që përdoren tek pacientët me Covid-19.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare, spitali ‘informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.’
Stafi i spitalit i kërkoi politikanëve t’i lejojnë ‘të bëjnë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.’
Paraditen e 12 gushtit, deputeti demokrat Bardh Spahia denoncoi në rrjetet sociale se ministria ka dështuar të sigurojë ilaçet e nevojshme për trajtimin e pacientëve me koronavirus në spitalin Covid2, Shefqet Ndroqi.