Spiropali akuzon adoleshentët protestues si të përdorur dhe kërkon hetim

Nga Exit News
Spiropali akuzon adoleshentët protestues si të përdorur dhe kërkon hetim

Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar sërish adoleshentët protestues si të paguar dhe të përdorur. Për këtë ajo ka deklaruar se duhet të nisë një hetim.

Duke e konsideruar si një protestë të stisur nga partitë ajo tha të mërkurën për mediat se, portesta u shua pasi nuk pati mbështetje popullore.

“Ajo protestë u shua sepse nuk buronte nga një revoltë popullore, por ishte organizuar nga element të opozitës që s;’kanë asnjë lidhje me dhimbjen për humbjen e në të riu, u munduan ta përdorin me disa akte të dhunshme dhe të papranueshme, protesta erdhi duke u shuar. Përdorimi i disa fëmijëve në mënyrën më kriminale duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur se i nisin fëmijët që bëjnë akte të dhunshme që të shoqërohen, duhet parë si kanë ndodhur këto akte dhe kush e mban përgjegjësinë”, tha Spiropali. 

Duke krahasuar vrasjen e Klodianiut me 4 vrasjet që ndodhën në 21 Janar, Spiropali tha se në 21 janar ishte vrasje shtetërore, kur rasti i Klodianit është individual.

“Në 21 janar ishte një vrasje shtetërore, u vrasën 4 qytetarë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi  dhe ende mburret ish-kryeministri që do kishte qëlluar deri në lule të ballit. Akti nuk ka urdhër, por është një akt individual që sot polici është në burg”, tha Spiropali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>