Shqipëria viktimë e përdorimit nga politika e brendëshme britanike

Shqipëria viktimë e përdorimit nga politika e brendëshme britanike

Ministri i Drejtësisë i Britanisë, konservatori Michael Gove, është mbështetës i zjarrtë i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, njohur si Brexit. Për të qetësuar frikën se dalja do të dëmtojë eksportet e Mbretërisë së Bashkuar në BE, ai sugjeroi, para pak ditësh, se tregtia e Britanisë do të lulëzojë sikurse e ka treguar modeli i marrëdhënieve tregtare të Shqipërisë dhe Ukrainës me BE-në.

Ky lloj paralelizmi i Zotit Grove shkaktoi debat në Britani, duke qenë se mbështetësit e qëndrimit në BE po e përdorin këtë krahasim, të nxjerrë jashtë konteksti, për ta bërë Shqipërinë simbol të talljes për fatin që e pret Britaninë nëse del nga BE: do të shkëputet nga klubi i vendeve më të forta të Europës për t’ju bashkangjitur vendeve të prapambetura si Shqipëria.

Thelbi i përdorimit të Shqipërisë si “gogol” për te trembur qytetarët britanikë të votojnë kundër, përmblidhet shumë mirë në fjalët e ish-komisionerit për tregtinë të BE-së Karel De Gucht i cili u shpreh se çdo krahasim i Britanisë me Shqipërinë është “një gjë e pakutimtë dhe qesharake. Shqipëria është një vend i varfër, një ekonomi e vogël, e pa zhvilluar. Është njësoj si të krahasosh një arrë me një shalqi të madh.”

Përtej deklaratave mediatike, ditët e fundit ka filluar një fushatë vizive kundër daljes duke përdorur Shqipërinë, siç duket në fotografinë e këtij shkrimi. Media te tjera publikojnë foto që tregojnë prapambetjen e Shqipërisë si keto më poshtë publikuar nga Daily Mail online, një ndër publikimet kryesore botërore online.

Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix

337AA2C300000578-3555770-image-a-18_1461455350134

Është për të ardhur keq që Shqipëria po përdoret mes politikanëve europianë si një shembull i keq se si nuk duhet bërë gjërat.

Disa javë më parë, ish-ministrja e kulturës franceze, deputetja Filipetti e përdori Shqipërinë si shembull i mungesës së demokracisë dhe zgjedhjeve të pandershme, edhe pse ajo ju referua periudhës së diktaturës komuniste.

Disa muaj më parë ishte një tjetër politikan lideri laburist Jeremy Corbyn, i cili përdori një thënie të Enver Hoxhës në një  fjalim, gjë që ngjalli shumë polemika në median britanike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>