Strasburgu rrëzon padinë kundër vetingut: KPK dhe KPA të ligjshme

Nga Exit News
Strasburgu rrëzon padinë kundër vetingut: KPK dhe KPA të ligjshme

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e parë nga një magjistrat i shkarkuar nga vetingu.

Duke gjykuar padinë e Altina Xhoxhajt, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se organet e vetingut në Shqipëri janë krijuar në mënyrë të ligjshme.

Pasi arriti fillimisht në përfundimin se neni 6 zbatohej vetëm në aspektin civil të tij, Gjykata çmoi se organet e vetingut ishin ngritur dhe formuar në mënyrë të ligjshme dhe kishin qenë « gjykatë e krijuar me ligj », për shkak të bazës ligjore mjaftueshmërisht të qartë “

Gjykata u shpreh se nuk ka shkelje te procesit të rregullt ligjor dhe se KPK dhe KPA kishin vepruar në përputhje me ligjin në rastin e Xhoxhajt.

Ky është vendimi i parë ndaj procesit të vetingut.

Xhoxhaj, e shkarkuar nga vetingu, ankimoi vendimin për shkarkim të KPK-së dhe KPA-së në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjyqtarja Xhoxhaj pretendon se ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë procesit të vetingut nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Altina Xhoxhaj u shkarkua nga detyra më 3 maj 2018 për shkak të problemeve me pasurinë. Vendimi u mor nga trupa e KPK-së Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi e Genta Bundo.

Gjyqtarja Xhoxhaj u shkarkua nga detyra sepse bashkëjetuesi i saj në vitin 2003, periudhë në të cilën nuk ka qenë i lidhur me gjykatësen, ka blerë me kursimet e veta një aparatment, të cilin në vitin 2005 pas daljes së hipotekës e ka regjistruar në emër të të dyve si pasojë e fillimit të bashkëjetesës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>