Studentët i rikthehen protestave kundër Paktit për Universtitetit

Nga Exit News
Studentët i rikthehen protestave kundër Paktit për Universtitetit

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Filologjikut protestuan sot kundër Paktit për Universitetin. Ata bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje për protesta masive, pasi qeveria nuk ka realizuar asnjë pikë nga Pakti për Universitetin.

Mbi 500 studentë janë grumbulluar në fakultetet përkatëse dhe në orën 11 do të marshojnë drejt Korpusit Universitar.

Më 13 janar organizata Lëvizja për Universitetin, në faqen e saj në Facebook, paralajmëroi rikthimin e protestave studentore.

“Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.Studentët nuk kanë rënë në gjumë!
Studentët po vijnë!”

Një vit më parë studentët protestuan para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit për më shumë se dy muaj kundër Ligjit të Arsimit të Lartë dhe tarifave të larta në universitete. Ata hartuan një kërkesë më 8 pika ku kërkonin përmirësimin e kushteve të universiteteve dhe jetës studentore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>