Studentët vazhdojnë protestën: Të hiqen tarifat e reja

Studentët vazhdojnë protestën: Të hiqen tarifat e reja

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës protestuan sot për të dytën ditë radhazi, kundër tarifave të larta dhe të reja që ministria ka miratuar.

Të mbledhur përpara ministrisë së Arsimit, studentët shprehen se universiteti ka hequr mundësinë për të paguar tarifën vjetore me këste dhe ka shtuar tarifa të reja për provimet e prapambetura, ndryshime që sipas studentëve e rrisin ndjeshëm faturën e studimeve.

Studentëve të inxhinierisë dhe arkitekturës i janë bashkuar dhe studentë të Universitetit të Tiranës, përkatësisht nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai i Drejtësisë.

Zëvendësministrja Besa Shahini i kërkoi studentëve të formonin një grup që mund të hyjë në bisedime me Ministrinë e Arsimit për të gjetur dakordësi. Por kjo kërkesë u refuzua nga studentët të cilët shprehen qartë se kërkesat e tyre janë shumë të qarta: anullim të vendimit për tarifat shtesë për provimet e prapambetura dhe lejim të pagimit me këste të tarifave vjetore.

“Këta kërkojnë nga ne atë që dinë të bëjnë më së miri. Të na ulin në tavolinë dhe të bëjmë negociata dhe në fund të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë”, tha një student, i cili tha se studentët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndaj nuk ka nevojë për dakordësi mes dy palëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>