COVID-19 ka shkaktuar 6.9 milion vdekje në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, sipas një studimi të Institutit për Metrikë dhe Vlerësim të Shëndetit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit.
Kjo shifër përbën më shumë se dyfishin e të dhënave zyrtare të raportuara në lidhje me vdekjet nga koronavirusi.
Sipas Universitetit Johns Hopkins të Marylandit, prej fillimit të pandemisë, llogariten më shumë se 3.2 milion vdekje globalisht, por kjo shifër përfshin vetëm vdekjet zyrtare nga Covid-19.
IHME e ka llogaritur numrin total të vdekjeve nga koronavirusi, duke marr parasysh 6 faktor të ndryshëm:
- a) numrin e raportuar të vdekjeve nga COVID-19;
- b) rritja e vdekshmërisë për shkak të kujdesit të kufizuar shëndetësor gjatë pandemisë;
- c) rritja e vdekshmërisë për shkak të rritjeve të çrregullimeve të shëndetit mendor , që përfshin depresionin, përdorimin e shtuar të alkoolit dhe përdorimin opioideve;
- d) uljen e vdekshmërisë nga lëndimet, si pasojë e izolimit;
- e) uljen e vdekshmërisë nga parazitët e tjerë, si pasojë e izolimit;
- f) uljen e vdekshmërisë për shkak se personat që do të vdisnin nga sëmundje kronike, vdiqën më parë nga koronavirusi.
Duke marr parasysh këto faktor, universiteti ndërtoi një model statistikor, që parashikon numrin e vdekjeve javore zyrtare në raport me vdekjet nga shkaqet e tjera.
Më pas, ky raport numerik i përftuar shumzohet me numrin zyrtar të vdekjeve të një vendi, duke përftuar një numër të përafërt të vdekjeve totale për shkak të Covid-19.
IHME informon se analiza e përditësuar tregon se SHBA-të kanë pasur mbi 905,000 vdekje. Sipas projeksioneve të studimit, Amerika Latine dhe Karaibet dhe Evropa Qendrore, Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë më të goditurat për sa i përket vdekjeve totale.
Studimi gjithashtu mori parasysh kapacitetin e testimit të vendeve.
“Qasja jonë për të vlerësuar nivelin e përgjithshëm të vdekjes COVID-19 bazohet në matjen e shkallës së tepërt të vdekjes gjatë javës pandemike në javë krahasuar me atë që do të pritej bazuar në trendet e kaluara dhe sezonalitetin,” lexon studimi.