Studimi danez: Riinfektimet nga Covid19 janë shumë të rralla

Nga Exit News
Studimi danez: Riinfektimet nga Covid19 janë shumë të rralla

Personat mbi moshën 65-vjeç kanë më shumë gjasa të riinfektohen me Covid19, tregon një studim mjekësor i kryer në Danimarkë, dhe i publikuar në mars 2021.

Pjesa më e madhe e personave që janë shëruar nga Covid19 janë të paprekshëm nga virusi për të paktën 6 muaj, shprehen studiuesit danez.

Në studim morrën pjesë 11, 068 persona, të cilët u testuan pozitiv me Covid19 gjatë valës së parë në Danimarkë, në periudhën mars dhe maj 2020.

Gjatë valës së dytë, nga shtatori në dhjetor, 72 prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, ose 0,65%, e atyre që u infektuan herën e parë.

Kjo do të thotë se ata që janë infektuar njëherë kanë 80% më shumë mbrojtje nga virusi.

Personat e shëruar nga koronavirusi kanë 80 përqind më pak shanse të riinfektohen. Mbrojtja bie në 47% tek personat mbi moshën 65 vjeç.

Studiuesit analizuan rezultatet e testeve të 2,5 milionë personave përgjatë pandemisë për më shumë se sa 7 muaj dhe gjetën të njëjtin rezultat.

Ata gjetën se edhe në rast të një infektimi të dytë personat janë asimptomatik.

Shkencëtarët thanë se riinfektimet mund të jetë asimptomatike ose të lehta sepse sistemi imunitar do të luftojë virusin përpara se të shkaktojë shumë dëme në organizëm.

Gjetjet tregojnë se personat e shëruar nga Covid19 duhet të marrin të paktën një dozë vaksine të Covid19 për të rritur më shumë imunitetin e tyre.

Shkencëtarët nuk kanë studiuar mundësinë e riinfektimit me variantet e reja e virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>