Studimi i CDC: Njerëzit e pavaksinuar kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19

Nga Exit News
Studimi i CDC: Njerëzit e pavaksinuar kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC në SHBA publikuan një studim të ri që nënvizon efikasitetin e vaksinave Covid-19 kundër simptomave të rënda ose vdekjes nga koronavirusi.

Studimi ekzaminon shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19 gjatë një periudhe prej më shumë se tre muajsh dhe zbuloi se njerëzit e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital nga Covid-19 sesa ata që janë vaksinuar, dhe 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga virusi, sipas drejtoreshës së CDC, Rochelle Walensky.

Ndërsa varianti delta është bërë më i përhapuri, studimi gjithashtu zbuloi se mbrojtja kundër varianteve fillestare ra pak por efikasiteti i vaksinës kundër shtrimit në spital dhe vdekjes tregoi pothuajse asnjë rënie gjatë gjithë kësaj periudhe.

Një tjetër studim konfirmoi se vaksinat e bëra nga Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson janë 86 përqind efikase në parandalimin e shtrimit në spital nga Covid-19, dhe 82 përqind efikase në parandalimin e shfaqjes së simptomave të rënda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>