Studimi i ri, Vaksina e J&J shumë më pak efikase kundër variantit Delta të COVID-19

Nga Exit News
Studimi i ri, Vaksina e J&J shumë më pak efikase kundër variantit Delta të COVID-19

Një studim nga një ekip i Universitetit të New York-ut zbuloi se vaksina e Johnson & Johnson (J&J), që konsiston vetëm në një dozë, është shumë më pak efikase në parandalimin e infektimit me variantet e tjera të COVID-19, përfshi variantin Delta, një zbulim shqetësues teksa ky variant tani përllogaritet se përbën pothuajse të gjitha rastet aktive në SHBA.

Studimi, i cili nuk është shqyrtuar nga studiues të tjerë, krahasoi mostrat e gjakut të marra nga persona të vaksinuar me Moderna, Pfizer dhe J&J.

Autorët e studimit thonë se të vaksinuarit me J&J mund të kërkojnë doza përforcuese për mbrojtje më të mirë kundër variantit Delta, por zyrtarët e shëndetit publik nuk po rekomandojnë doza shtesë për asnjë vaksinë në këtë kohë.

Gjetjet nga studimet kundërshtojnë studime të mëparshme, më të vogla të botuara nga Johnson & Johnson, të cilat sugjeronin se vaksina ishte efektive kundër variantit Delta dhe varianteve të tjera të reja.

Më shumë se 13 milionë amerikanë janë vaksinuar me J&J, rreth 8% e numrit total të të vaksinuarve plotësisht në SHBA.

Rastet në rritje, shtrimet në spital dhe vdekjet në të gjithë SHBA kanë shtuar shqetësimet për një valë të re infektimesh. Autoritetet po u kërkojnë të gjithë banorëve të mbajnë maska ​​përsëri në ambjente të hapura, edhe nëse janë vaksinuar plotësisht, ndërsa një rënie në tregun e aksioneve të hënën u atribuohej kryesisht shqetësimeve për variantin Delta. Shumica dërrmuese e të infektuarve me variantin Delta nuk janë vaksinuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>