Shqipëria ka numrin më të lartë të qytetarëve që i besojnë teorive konspirative lidhur me pandeminë Covid-19, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
Një studim i publikuar nga The Economist, tregoi se mbi 77% e qytetarëve në Ballkan besojnë një, ose më shumë teori konspirative lidhur me covid-19.
Ky përfundim u arrit nga një studim i publikuar nga Grupi për Këshillim mbi Politikat Europiane (Balkans in Europe Policy Advisory Group).
Shumë qytetarë besojn se virusi është mashtrim, lidhet me teknologjinë 5G, apo se është përhapur për të lejuar Bill Gates-in të fusë mikro-chipe në trupat e qytetaëve përmes vaksinës.
53.4% e tyre treguan se nuk janë të gatshëm t’a bëjnë vaksinën kundër covid-19.
Në disa shtete, grupet e minoritetit etnik janë më të prirur t’i besojnë teorive konspirative. Kështu studimi tregon se mes serbëve në Kosovë, 93.7% e tyre besojnë se pandemia u krijua nga industria farmaceutike dhe 89.6% e tyre kanë në plan t’a refuzojnë vaksinën.