Studimi: Një dozë vaksine mbron ndaj simptomave nga infektimi me variantin Delta

Nga Exit News
Studimi: Një dozë vaksine mbron ndaj simptomave nga infektimi me variantin Delta

Vetëm një dozë e vaksinave Pfizer, Moderna ose AstraZeneca ofron mbrojtje të lartë kundër simptomave të COVID-19 të shkaktuar nga varianti Delta ka raportuar një studim kanadez.

Studimi, i ka marrë të dhënat autoritetet shëndetësore në Kanada por nuk është shqyrtuar ende nga studiuesit. Ai krahason efikasitetin e vaksinave Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kundër disa varianteve shqetësuese të koronavirusit.

Autorët zbuluan se edhe një dozë e vetme e secilës prej tre vaksinave siguron “mbrojtje të konsiderueshme kundër infektimit me simptoma të lehta dhe të rënda”.

Pas një doze Pfizer, mbrojta ndaj shfaqjes së simptomave pas infektimit me variantin Delta ishte 56%. Moderna ofron 72% mbrojtje ndërsa AstraZeneca 67%, sipas studimit.

Gjetjet bien në kontrast me rezultatet nga një studim i botuar të enjten në New England Journal of Medicine, duke përdorur të dhëna nga Shëndeti Publik Angli, që zbuloi se efikasiteti i vaksinës Pfizer ishte vetëm 36% pas një doze të vetme, ndërsa i AstraZeneca 30%.

Sa i përket sëmundjes me simptoma të rënda që kërkon shtrim në spital, kanadez tregoi se një dozë e vaksinave Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca ishte përkatësisht 78%, 96% dhe 88% efikase, kundër variantit Delta.

Sidoqoftë, një dozë e vaksinës AstraZeneca tregoi efikasitet shumë më të ulët kundër sëmundjes simptomatike të shkaktuar nga variantet Beta dhe Gamma, zbuluar së pari në Afrikën e Jugut dhe Brazil, përkatësisht, me efikasitetin në 48%. Pfizer kishte 60% të efikasitetit dhe Moderna 77% kundër varianteve Beta dhe Gamma.

LEXO  Ecejakësit – tre muaj në Itali, tre muaj në Shqipëri

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme