Studimi: Të moshuarit kalojnë gjysmën e ditës së tyre vetëm

Studimi: Të moshuarit kalojnë gjysmën e ditës së tyre vetëm

Rreth një e treta e të rriturve mbi 60 vjeç – 16.7 milion gjithsej, jetojnë vetëm.

Kështu citon qendra studimore amerikane Fact Tank në studimin e saj më të fundit. Sipas studimit të publikuar të moshuarit qëndrojnë vetëm, rreth shtatë orë deri në dhjetë orë në ditë.

Të moshuarit të cilët nuk jetojnë me një  bashkëshort, thonë se mesatarisht kalojnë rreth 10 orë e gjysmë vetëm çdo ditë – pothuajse dy herë më shumë kohë sesa ata që jetojnë me një bashkëshort.

Studimi rendit tregon se një nga faktorët që ndikon qëndrimin vetëm të të të moshuarve, është gjinia. Sipas tij femrat kanë jetëgjatësi më shumë se meshkujt, kështu gjasat që të shpenzojnë kohë vetëm janë më të larta.

“Gratë e moshuara kalojnë më shumë kohë vetëm se sa meshkuj, dhe ky hendek duket më shumë te moshat më të vjetra. Kjo si rrjedhojë se gratë e moshës mbi moshën 60 vjeç jetojnë më shumë se meshkuj .” thuhet në studim.

Një tjetër faktor që rendit studimi është edhe niveli arsimor. Sipas studimit njerëzit të moshës mbi 60 vjeç me  një diplomë të shkollës së mesme ose me arsim të ulët kalojnë, mesatarisht, 7 orë e 18 minuta vetëm në ditë – rreth 45 minuta më shumë se sa ata që kanë një diplomë universiteti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>