Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në një sulm masiv me armë në San Bernardino të Kalifornisë, të premten në mesditë, ora lokale.
Dy persona të maskuar hapën zjarr me armë brenda një qendre për trajtimin e personave me zhvillim të kufizuar. Të paktën një person hyri në një sallë konferencash ku ndodheshin dhjetra njerëz dhe qëlloi mbi ta me një armë gjysëm automatike.
Autorët vendosën, gjithashtu, një pajisje shpërthyese në godinë, e cila u çmontua më pas nga policia.
Dy persona të dyshuar si autorët e sulmit u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë pak orë më pas. Ato ishin një çift, të moshës 27 dhe 28 vjeç. Mashkulli, një amerikan i kthyer në mysliman punonte në ketë qendër.
Presidenti Obama u shpreh se ende nuk dihet motivi. Sulmi mund të jetë i lidhur me sulme terroriste ose me probleme në ambjentin e punës.