Sulm me armë ndaj gazetarit dhe publicistit grek

Nga Exit News
Sulm me armë ndaj gazetarit dhe publicistit grek

Gazetari dhe publicisti grek Stefanos Chios është qëlluar me armë mesnatën e së hënës  pranë banesës së tij në periferi të Athinës.

Autorët, ende të paidentifikuar, qëlluan gazetarin me dy plumba, një në qafë dhe një në brinjë.

Sipas mediave greke, ai u shpëtoi plumbave të tjerë falë bllokimit të armës së njërit prej autorëve, ndërsa tjetri u shpërqëndrua nga zëri i gruas së gazetarit, e cila doli nga shtëpia për të parë ç’po ndodhte kur dëgjoi krismat.

Hetimet për atentatin ndaj gazetarit po kryhen nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Policinë e Atikës, ndërsa gazetari po kurohet në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>