
Rreth 40 persona të paidentifikuar dhe të armatosur me shufra metali dhe fishekzjarre tentuan të hynin në një rajon policie në Francë pasditen e së shtunës.
Asnjë officer policie nuk u lëndua gjatë sulmit.
Policia publikoi videon ku duket një breshëri fishekzjarresh që hidheshin drejtuar rajonit të policisë në Champigny-sur-Mane, 15 km në juglindje të Parisit.
Sulmuesit u përpoqën të hynin me forcë në rajonin e policisë por nuk arritën ta bënin këtë.
Nuk ka ende asnjë të arrestuar për sulmin.
Kryetari i bashkisë së Champigny tha se sulmi mund të jetë nxitur nga një aksident më motor për të cilin banorët fajësojnë policinë.