Sulm terrorist në Irak: Vriten 11 persona, plagosen 8 të tjerë

Nga Exit News
Sulm terrorist në Irak: Vriten 11 persona, plagosen 8 të tjerë

Njerëz të armatosur të paidentifikuar vranë të paktën 11 vetë dhe plagosën tetë të tjerë, përfshirë ushtarë, në një sulm ndaj një kulle monitorimi të ushtrisë irakiane pranë Aeroportit të Bagdadit, thanë zyrtarët shëndetësore dhe të sigurisë për Reuters.

Sulmuesit me katër automjete sulmuan postën në zonën jugperëndimore të kryeqytetit Al-Radhëaniya duke përdorur granata dhe armë automatike.

Ushtria irakiane tha në një deklaratë se një “grup terrorist” prej katër personash sulmoi një vendqendrim të policisë.

Ndërsa një burim për AFP-në u shpreh se “Shteti Islamik sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë, që shkuan për të ndihmuar”.

Ushtria dhe forcat e policisë kanë filluar një operacion në kërkim të sulmuesve, thanë burimet policore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>