![x cmsv af ed b afcec Sulm terrorist në Suedi, plagosen 8 persona](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/03/773x435_cmsv2_606af288-0979-5ed1-b233-a271f7c6e2c4-5426330.jpg)
Tetë persona janë plagosur të mërkurën në Suedi si pasojë e një sulmi, i cili dyshohet se ka qenë sulm terrorist. Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda dhe policia ka njoftuar se autori i ngjarjes ishte një i ri rreth 20 vjeç. Ai i ka goditur të plagosurit me thikë.
Policia e ka qëlluan në këmbë autorin dhe ndodhet në spital
Mediat suedeze thanë se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Sa i takon arsyes së sulmit policia nuk ka dhënë detaje po është duke e hetuar si një sulm terrorist..