Sulm terroristë në Stamboll, 5 të vdekur dhe 36 të plagosur

Sot një sulm terrorist ka shkaktuar 5 të vdekur dhe 36 të plagosur, në Stamboll të Turqisë. Sipas mediave turke, mes të vdekurve është dhe një kamikazë që shkaktoi sulmin.

Sulmi ndodhi në qendër të Stambollit, pranë një zonë të rëndësishme tregtare dhe turistike.

Policia turke njofton se Partia e Punëtorëve Kurdistan, e cila është e jashtëligjshme, ka marrë përsipër sulmin.

Ky është i katërti sulm terrorist që ndodh në Turqi, gjatë një viti.

Për më shumë:

Sulm terrorist në Ankara, 36 të vdekur

11 të vrarë në një shpërthim në Stamboll

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>