ISIS merr përsipër sulmin në San Benardino të Kalifornisë

ISIS ka marrë përsipër sulmin masiv me armë që u krye para një jave në San Benardino të Kalifornisë. ISIS deklaroi dje se autorët e masakrës janë anëtarë të tij.

Sulmi u krye nga një çift mysliman, 27 dhe 28 vjeç, të cilët hapën zjarr me armë automatike brenda një qendre sociale për trajtimin e personave me zhvillim të kufizuar. 14 persona mbetën të vrarë dhe 17 të tjerë u plagosën.

Autorët vendosën, gjithashtu, një pajisje shpërthyese në godinë, e cila u çmontua nga policia.

Më pas autorët u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>