Një person hodhi një granatë dore brenda gardhit rrethues të ambasadës amerikane në Mal të Zi dje në mesnate. Pak minuta më vonë personi ka hedhur vetën në erë dhe ka gjetur vdekjen.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në teritorin e ambasadës por nuk ka patur asnjë lëndim.
Sulmi u konfirmua nga aeveria e Malit të Zi dhe nga ambasada amerikane në Podgoricë, por motive e sulmit nuk dihen ende.
Ambasada e SHBA-ve në Podgoricë paralajmëroi shtetasit amerikanë për të shmangur paraqitjen në ambasadë, si dhe tubimet apo qëndrimet në mjesidet e populluara në qytet.