Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Sot shtëpia e prindërve të gazetares së  News24 Klodiana Lala u sulmua me breshëri automatiku.

Ballkanweb raporton se:

“Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të saj. Siç duket edhe në foto, plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme të saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.”

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala, prindërit e saj, vëllai, motra, si edhe dy vajzat e saj, ndërsa vetë ajo së bashku me bashkëshortin ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të gazetares.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka denocuar këtë sulm ndaj gazetares dhe e ka quajtur atë “tentativë për ta frikësuar reporteren.” UGHS i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen pasi çdo vonesë ndikon edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>