Sulmohet sistemi elektronik i raportimit të pjesmarrjes në KQZ

Nga Exit News
Sulmohet sistemi elektronik i raportimit të pjesmarrjes në KQZ

Sistemi elektronik i KQZ-së për njoftimin e pjesmarrjes çdo një orë u sulmua në rrjet. Lajmin e dha Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi. Ai siguroi qytetarët se KQZ ka dy plane të tjera nëse nuk do të rregullohet sistemi.

“Që prej një ore ne nuk kemi informacion mbi pjesmarrjes sepse sistemi i raportimit u sulmua në pikëpamje informatike. Nuk kemi një numër të saktë të votuesve në të gjithë vendin. Ajo është e dhënën e pjesmarrësve në ato qendra votimit në të njëjtën orë. Nuk mblidhen të dhënat e të gjitha orëve”, u shpreh Celibashi në një konferencë për median.

Ai njoftoi se në 144 qendra votimi në vend identifikimi po behet ne mënyrë manuale. “Ka raste sporadike të pezullimti të votimit, për shkak të problematikave të konflikteve ndërmjet anëtarëve të komisionit të KZAZ-së dhe të identifikimit biometrik”, shtoi Celibashi.

Kryekomisioneri u shpreh se “në shkollën “Betim Muço” ka pasur grumbullim qytetarësh edhe në ambjentet e brendshme të shkollës”.

Pjesmarrja në votime deri në orën 13:00 është 31. 86 %. Kjo pjesmarrje bazohet në bazë të rapotimeve të qendrave të votimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>