Greqia do të vendosë prani ushtarake në ishullin Othonoi afër Shqipërisë për herë të parë, sipas gazetës greke Ta Nea.
Raporti deklaron se qeveria greke ka nisur procedurat për vendosjen e një gurpi monitorimi në ishullin e vogël të banuar nga 400 persona.
Gazeta shkruan se kjo ka qënë një kërkesë e banorëv e cila do të zbatohet shumë shpejt. Vendimi do të paraprijë zgjerimin e territorit detar të Greqisë në detin Jon nga 6 milje deri në 12 milje, përfundon raporti i qeverisë greke.
Lajmi vjen pas një marrëveshje ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke për të dërguar marrëveshjen e detit në gjykatën e Hagës.
Kryeministri grek lajmëroi se pas marrëveshjes ata do të zgjerojnë kufirin detar dhe më pas do të shkojnë në gjykatë.
Kryeministri shqiptar gjithmonë ka deklaruar se Greqia ka të drejtë të zgjerohet por këtë gjë do ta vendosi gjykata ndërkombëtare.