Partia Demokratike ka publikuar të enjten në mëngjes një video me pamje nga kantierët e ndërtimit në shkollën ‘Sami Frashëri’ dhe lagjen ‘5 maj’. Në videon e PD-së u tregua se asnjë prej dy kantiereve nuk po ndërtohet.
Përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se qeveria ka ndërtuar 48 shtëpi nga 3389 shtëpi të premtuara, një vit pas tërmetit. Ajo e akuzoi qeverinë për korrupsion me procesin e ndërtimit.
Tabaku i kërkoi qeverisë të dijë:
A u rindërtua Shkolla ‘Sami Frashëri’ pak muaj para se të shembej?
Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri?
A u prish Sami Frashëri pa projekt? A u anullua tenderi i projektimit më 21 prill, 3 ditë përpara se të prishej?
Pse shkollat e prokuruara nga qeveria vlerësohen në 4,7 milionë euro dhe nga BE me 700 mijë euro?