Tabaku dhe Pampuri takim me prindërit e fëmijëve autikë

Nga Exit News
Tabaku dhe Pampuri takim me prindërit e fëmijëve autikë

Përfaqësueset e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri takuan të premten prindër dhe terapeutistë të fëmijëve autikë.

Tabaku gjatë fjalës së saj tregoi historinë e një nëne me fëmijë autikë, e cila e kishte të vështirë t’ja dilte.

Tabaku u shpreh se për këta fëmijë shteti nuk ka garantuar asgjë, madje nuk ka as të dhëna sa janë në Shqipëri.

Ndërkohë Pampuri u shpreh se prindërit nuk marrin asnjë mbështetje nga shteti për terapitë e nevojshme të fëmijës së tyre, madje shumë prej kanë ndërprerë terapitë për shkak të pamundësisë financiare.

“Ka ardhur koha që shteti të reagojë, ka ardhur koha që 4 vjeçarin e ardhshëm të jemi ne që të kontribuojmë për ju. Ku të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të rimbursohen, të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të mbështeten nga shteti. Ju keni nevojë për terapi për fëmijët, ju keni nevojë për mbështetje dhe ka ardhur koha që shteti t’u gjendet pranë!”, u shpreh ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>