Jorida Tabaku e PD-së i bëri thirrje qytetarëve të largojnë kryeministrin Edi Rama për t’i hapur rrugë suksesit të vendit
“Për të patur sukses, ne duhet të ndërrojmë qeverinë, sepse me Ramën kemi ngelur në vendnumëro për 8 vite.”, u shpreh ajo në një deklaratë nga selia e PD-së, të hënën.
Ajo tha se kandidatët për deputet të zgjedhur nga Rama nuk kanë asnjë rëndësi, sepse problemi i vendit është Edi Rama.
“Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është poshtë tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe pa larguar atë, nuk do të ketë ndryshim.”
Tabaku e akuzoi Ramën se po ndan paratë me oligarkët dhe klientët e tij, duke “vrarë shpresën e ndërtimit të një jete të qetë”:
“Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në vend secili mund të ndërtonte një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë.”