Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjet me të gjitha partitë aleate për koalicionin politik në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e dha Jorida Tabaku në emisionin”Quo Vadis”, në Vizon Plus. Tabaku, gjithashtu u shpreh se PD do të marrë 20 deputet në Tiranë.
“Tirana do më nderojë mua [Tabakun], Partinë Demokratike “.
Data e fundit e regjistrimit të koalicioneve në KQZ është data 24 shkurt. Kryetari i PD-së dhe kryetarët e partive të tjera ende nuk janë shprehur në lishje me koalicionin zgjedhor.
Në korrik 2020, Kuvendi vendosi të ndryshojë mekanizmin e koalicioneve, të gjitha partitë e koalicionit duhet të garojnë me një listë.