Partia Demokratik përmes Jorida Tabakut premtoi rimbursimin e bizneseve për pagesën e fiskalizimit, program i lëshimit të faturës elektronike.
“Ata që kanë paguar deri tani këtë nga 400 deri në 2000 euro për këtë afere korruptive, do t’i marrin paratë mbrapsht. […] Do të rimbursohen ato biznese që e kanë nisur instalimin.”, u shpreh Tabaku në një takim me qytetarët.
Sistemi i fiskalizimit ka nisur të përdoret pjesërisht që nga 1 janari 2021, ku të gjitha bizneset mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike për veprimet me institucionet publike. Ky rregull pritet të zbatohet në shtator 2021 edhe për faturat e lëshuara mes bizneseve.
Duke nisur nga 1 janari deri më tani janë rreth 7600 biznese që kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike me entet publike.
Fiskalizimi sipas qeverisë është pjesë e “revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare”. Kalimi nga faturat e zakonshme tatimore drejt asaj elektronike, kërkon që bizneset të sigurojnë disa pajisje dhe kushte:
-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);
Zgjidhje softëare të ofruar nga një subjekt i certifikuar;
-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes softëare-ike;
-Lidhje të pandërprerë me internet;
-Certifikatën elektronike për fiskalizimin, që merret pranë AKSHI-t.
Përmes fiskalizimit fatura do të raportohet në kohë reale në Administratën Tatimore.
Tabaku premtoi gjithashtu se bizneset e vogla do të paguajnë vetëm 0,5 përqind të xhiros ndaj shtetit. Në këtë llogaritje përfshihen edhe taksat vendore.